Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Kërcënohet gazetari Jetmir HALILAJ? Reagon zyrtari i klubit të KASTRIOTIT: T'i drejtohemi organeve të drejtësisë, kërkojnë të na dëmtojnë imazhin (DEKLARATA)

Shkruar nga NEWSPORT
Kërcënohet gazetari Jetmir HALILAJ? Reagon zyrtari i klubit të

Ditën e djeshme u përhap lajmi se kryeredaktori i gazetës "Panorama Sport", Jetmir Halilaj është kërcënuar nga zyrtarë të klubit të Kastriotit.

Madje kjo ngjarje u dënua masivisht nga gjithë sportdashësit, por edhe mediet e tjera duke u solidarizuar me atë që i kishte ndodhur kolegut Halilaj.

Megjithatë sot është zyrtari i klubit të krutanëve, Gazmend Vogli, i cili ka kërkuar të japë një reagim për Newsport.al për të treguar se çfarë ka ndodhur në të vërtetë.

"Intimidimi që iu bë Jetmir Halilajt nuk është aspak i vërtetë. Ne si klub nuk na shkojnë për shtat të tilla gjëra. Është trillim që nuk i dihet ku është qëllimi. Skuadra jonë ka zbukuruar Superligën. Nga java në javë, ne po marrim rezultate pozitive dhe askush nuk flet për ekipin tonë.

Gjendet pretekst dhe anashkalohet me fjalë të pavërteta. Unë, si zyrtar i ekipit krutan, Kastrioti, në emër të presidentit, dua t'iu themq ë distancohemi nga të tilla ngjarje jo të hijshme dhe të pavërteta. Unë kërkoj shumë nëse është diçka e vërtetë, ne si zyrtarë të klubit dhe Halilaj si kryeredaktor i Panorama Sport, t'i drejtohemi organeve të drejtësisë duke hapur tabulatet telefonike. Shumë persona mund të marrin në telefon në emër të dikujt tjetër, por Alban Vogli e mohon kategorikisht që ka gisht në këtë punë.

Edhe një herë them që distancohemi nga të tilla ngjarje, përkundrazi jemi pro medias. Jemi pro Panorama Sport, por jemi pro ngjarjeve reale dhe jo thashethemeve. Ju lutem shumë që të mbani një qëndrim korrekt si për lojtarët, ashtu edhe për drejtuesit. Mos të na cënohet imazhi me të padrejtë", përfundoi ai.

Kujtojmë që pas takimit, Kastrioti - Tirana, e mbyllur me rezultatin 1-0, në Fushë-Krujë ndodhi një ngjarje e paprecedentë, teksa zyrtarë të policisë së shtetit dhunuan trajnerin e Tiranës, Ard Mema.

Poll

Lexo gjithashtu