
Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti, foli për mediat në konferencën pas miqësores me Milanin. Ndër të tjera, tekniku italian u pyet për Jude Bellingham për të cilin u shpreh se ndihet me fat që e ka në skuadër.
"Ai luajti mirë mes linjave. Është e qartë se skuadra duhet të mësohet më shumë me cilësinë e tij, e cila është e jashtëzakonshme, sepse futjet e tij brenda zonës janë një realitet shumë i rëndësishëm për ne. Është e rrallë që të gjesh një lojtar me cilësi të tillë të rrallë, mendoj se jemi me fat që e kemi atë në skuadrën tonë. Ky ekip më jep shumë besim.
Më pëlqeu struktura e re taktike. Është e vërtetë që ka gjëra që duhet t'i ndryshojmë pak, gjithashtu kemi bërë disa gabime. Ndonjëherë presingu nuk është bërë në mënyrën më të mirë, por kam ndjesi të mira. Brahim? Ai është rikthyer mirë pas sezoneve në Milan. Ai ka cilësitë për të luajtur shumë mire, ai e di shumë mirë dhe e di se si të komunikojë me të tjerët. Opsionin e kemi dhe mund ta shfrytëzojmë gjatë sezonit”, tha Ancelotti.