
Kjo ka qenë një javë e sukseshme për Mirditën pasi ka arritur të marrë dy suksese në dy sporte të ndryshme. Në volejbollin për vajza, Mirdita ka mundur me rezultatin e pastër 3-0 me sete Apoloninë, ndërsa në futboll, KF Mirdita ka mundur Internacionalin 4-1.
Një fitore e thellë dhe një 3 pikësh që e çon në vendin e 4-të me 24 pikë. Skuadra mirditore militon në Kategorinë e Dytë të Grupit A dhe ka si objektiv të ngjitet në Kategorin e Parë këtë sezon edhe pse ndodhenn 9 pikë larg vendit të parë. Në Mirditë krenohen me sportin pasi është mbyllur një javë e sukseshme për tifozët e futbollit dhe volejbollit.
Poll