Nëse Seria A nis sezonin e ri futbollistik ditën e sotme, në Angli do të luhet java e tretë. Pas ndeshjes së djeshme midis Everton dhe Aston Villa e cila u fitua nga këta të fundit. Në orën 13:30 do të hapen sfidat e tjera me ndeshjen midis Norëich-Chelsea. Të besuarit e Lampard janë akoma në kërkim të fitores së tyre të parë, pas humbjes me Mnachester United dhe barazimin me Leicester, blut e londrës do të kërkojnë fitoren ndaj ekipit të Norëich.
Manchester United do të presi në shtëpi Crystal Palace dhe ndeshja duket në favor të Solskjaer për ditën e sotme.
E shtuna do të mbyllet me supersfidën e Liverpool dhe Arsenal në orën 18:30. Të dyja ekipet ndodhen në vendin e parë me nga 6 pikë. Pritet spektakël sot nga të dyja skuadrat duke parë repartin e tyre të sulmit.

