
Berat Gjimshiti ka qenë titullar në fitoren që skuadra e tij arriti të marrë ditën e sotme. Avelino mposhti 3-2 Salernitanën në një duel direkt, duke marrë tre pikët e radhës nga kjo sfidë. Mbrojtësi i kombëtares ka nisur si titullar dhe ka luajtur për 90 minuta. Gjimshiti është kthyer në një lojtar kryesor te Avelino, i cili ka ndihmuar ekipin në marrjen e pikëve të rëndësishme për mbijetesë.
Në fushë gjithashtu si titullar për Barin është rikthyer mesfushori Migjen Basha. Mesfushori shqiptar zhvilloi një lojë të mirë duke ndihmuar ekipin në barazimin 1-1 në transfertën ndaj Askolit. Migjen Basha është ndëshkuar me karton të verdhë në këtë takim.
Ndërkohë pas ndërrimit të pronarëve, Piza e Canit dhe Ujkanit ndali serinë e humbjeve në kampionat. Skuadra e drejtuar nga Gatuzo barazoi 0-0 në “shtëpi” me Specian, ku heroi i vendasve ishte Samir Ujkani. Portieri i Kosovës bëri disa pritje të mira në këtë përballje, ku ruajti portën të pa prekur. Edgar Cani nuk ka nisur si titullar në këtë sfidë, pasi është futur në lojë në minutën e 69-të. Në 25 minutat e luajtura sulmuesi nuk bëri asnjë ndryshim të lojës, pasi nuk ka mundur të bëjë asgjë.