
Jasir Asani është kryefjalë e çdo media në vendin tonë. Sulmuesi i kombëtares shqiptare po përjeton edhe një histori dashurie krahas vëmendjes së ka marrë për lojën fantastike me fanelën kuqezi.
Ai ka qenë sot i ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ndër të tjera ka folur për marrëdhëniet sentimentale. Mëngjërashi ka zbuluar se është në një lidhje dashurie me një vajzë shqiptare dhe planet janë për martesë.
“Unë dua nuse vetëm shqiptare. Ndoshta do martohem, dua një familje të madhe. Vajza pothuajse është gati për martesë. Kemi disa të tjera akoma, duhet të shoh dhe karrierën, i kam thënë që do presim dhe pak, të shohim”, tha Jasir Asani në WakeUp.
Poll