Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Jashtë miqësoreve të marsit, Mirlind Daku me Arbnor Mujën humbasin edhe Europianin?

Shkruar nga NEWSPORT
Jashtë miqësoreve të marsit, Mirlind Daku me Arbnor Mujën

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjet miqësore që Shqipëria do të luajë këtë muaji përballë Kilit me 22 mars dhe Suedisë më datë 25. Në listë do të ketë një lojtar të ri. Arbër Hoxha, sulmuesi që aktivizohet për Dinamon e Zagrebit është ftuar nga Sylvinho për këto dy sfida miqësore.

Mirëpo, bien në sy dy mungesa, Arbnor Muja dhe Mirlind Daku. Dyshja dardane u ftua për herë të parë në kualifikueset e Europianit, por tani nuk janë preferuar nga Sylvinho. I pari u transferua në janar te Samsunspor në Turqi dhe po vijon të luajë rregullisht, ndaj bie hipoteza e mungesës së minutave.

Për bomberin e kampionatit rusk a qenë një periudhë pauze për shkak të skemës së kampionatit në Rusi. Tani është rikthyer në mars duke luajtur 180 minuta në 2 ndeshjet e kampionatit.

Mungesa e tyre në listë është një sinjal i keq për të dy të cilët rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë skuadrës së Euro 2024. Lista do të jetë akoma më e ngushtë me 23 lojtarë, ndaj duke mos patur shans të tregojnë veten në këto miqësore, shanset reduktohen ndjeshëm.

Shqipëria do të luajë edhe 2 miqësore të tjera në qershor, ndaj Lihtenshtejn dhe Azerbajxhan e mbetet të shihet nëse do të ketë ndryshime të tjera në listën e fundit të Sylvinhos para Europianit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga