Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Masato Fukui drejt kalimit te Skënderbeu

Shkruar nga NEWSPORT
Masato Fukui drejt kalimit te Skënderbeu

Japonezi, i cili luajti për Tiranën në sezonin që sapo u mbyll është një nga lojtarët më të kërkuar nga skuadrat që e mbyllën sezonin në krye të tabelës së Superiores. Dëshirë e Kukësit, Partizanit dhe jo vetëm, Masato Fukui është bërë njeriu më i kërkuar në këtë merkato vere, ndërsa ende nuk e di se ku do të shkojë. Por, gjatë orëve të fundit në “pistë” ka dalë Skënderbeu, duke qenë se do të marrë pjesë në Europa League.

Përveç kontakteve që klubi korçar ka pasur me menaxherët e lojtarit, mësohet se është edhe dëshirë e japonezit që të luajë me fanellën e kampionëve në fuqi të vendit. Sa i përket kësaj çështjeje, pritet që të ketë zhvillime të mëtejshme. Ai shënoi shënoi 2 gola në kampionat me fanellën e Tiranës, por me lojën në tokë është i fortë dhe pëlqehet për një kampionat të tillë si Superiorja.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga