
Një tjetër i pezulluar nga drejtuesit e Luftëtarit është edhe mbrojtësi i majtë, Jackson Ferreira. Anësori i krahur së bashku me Aleksin dhe dy trajnerët janë pezulluar për dy javë nga klubi. Në një intervistë për "SuperSport", Jackson është shprehur :
"Falenderoj Luftëtarin për çdo gjë, kam dhënë gjithmonë më të mirën për këtë skuadër. E kam dëgjuar argumentin e drejtuesve se unë nuk luajta mirë kundër Tiranës, edh Messi nuk luan në çdo ndeshje mirë. Edhe në ndeshje të tjera kam luajtur keq për Luftëtarin, kjo është normale për një futbollist. Kam dhënë maksimumin, sa i përket të ardhmes nuk e di. Do të kthehem në shtëpi, do të flas me menaxherin. Gjithsesi për çdo vendim do t'iu vë në dijeni", u shpreh Xhekson.