
Partizani do të ndeshet ditën e nesërme në kuadër të kupave të Europës, me sllovakët e Slovan Bratislavës. Në një njoftim në "facebook" klubi i kuq ka shpjeguar për tifozët se ku mund t'i gjejnë biletat e ditës së nesërme.
"Klubi ju njofton se duke filluar nga sot ora 16:00 do të dalin në shitje biletat për takimin FK PARTIZANI – SK SLOVAN BRATISLAVA, në program ditën e martë ora 18:00 në stadiumin “Elbasan Arena” të Elbasanit. Biletat do të mund t'i siguroni sot duke filluar nga ora 16:00 pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”, ndërkohë shitja e biletave do të vijojë edhe ditën e martë date 28 Qershor, pranë Pallatit të sportit “Asllan Rusi”, si edhe në pikën e biletarisë pranë stadiumit “Elbasan Arena” në Elbasan".