Është shpallur sot lista e kombëtares U-17, ku mes 18 emrave të propozuar nga trajneri Emiliano Bigiça, dallohen dy të rinj të talentuar me origjinë shqiptare. Ndeshjet eliminatore do të luhen më 28 tetor në Itali, ndërsa në grup do të jetë Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia.
Lojtarët shqiptarë të thirrur nga trajneri italian për këto ndeshje janë Alesandro Ahmetaj dhe Rilind Nivokazi. I pari është mesfushor dhe luan për Çezenën, ndërsa i dyti sulmues dhe është në radhët e Atalantës.
Poll
