
Alvaro Morata shënoi tre gola në sfidën e parë në grup mes Spanjës dhe modestëve të Lihtenshtejn. Por, ai nuk është euforik, pasi e sheh të gjatë rrugën e kualifikimit në Botëror. “Duam t’i mbyllim këto kualifikuese në vendin e parë, por nuk do të jetë e lehtë. Takimet më të vështira që mund të vendosin shumë për sa i përket renditjes përfundimtare do t’i luajmë në Itali dhe Shqipëri. Në këto dy transferta duhet të fitojmë me çdo kusht", u shpreh fillimisht lojtari i Real Madrid.
Në ndeshjen e ardhshme Spanja do të ndeshet me Italinë, ndërsa Morata shprehet i lumtur për kartoni ne kuq që ka marrë Chiellini në sfidën kundër Izraelit. Ai ia njeh vlerat mbrojtësit italian, të cilin e ka pasur në skuadër te Juventus, duke u shprehur: “U gëzova pa masë kur mësova se Gorgio Chiellini kishte marrë karton të kuq ndaj Izraelit. Ai e di që e dua shumë, më ka ndihmuar dhe më ka dhënë këshilla kur luaja me Juventusin, por kaviljet e mia do të më përgëzojnë për këtë që po them".