Ardian Ismajli ka shumë gjasa t’i bashkohet Napolit në merkaton e verës. Këtë e ka konfirmuar agjenti Serxhio Mezi për TuttoNapoli.net. Mezi është agjent lojtarësh, teksa në këtë rast ka marrë rolin e ndërmjetësuesit.
"Mund të them se kemi kohë që po punojmë për këtë operacion. Ka pasur edhe skuadra të tjera të interesuara, si Genoa dhe Sassuolo. Lojtari megjithatë donte të bënte një hap më tej dhe vendosi për axurrët. Mund të them se kemi punuar që nga janari. Unë jam agjent, por për momentin nuk jam realisht agjent i Isamjlit. Unë jam një ndërmjetës që jam duke punuar dhe që kam pasur autorizim për të punuar në transferimin e Ardianit. Ka një marrëdhënie të rëndësishme me lojtarin dhe familjen e tij, po punojmë shumë dhe në orët në vijim ose ditët në vijim do të mund t'ju them nëse do të ketë takime të tjera”.
A është ky një operacion i kërkuar edhe nga drejtori sportiv Meluso?
"Unë e njoh mirë. Ishte ai që e solli Isamjlin në Spezia. Mund t'ju them se i njeh shumë mirë aftësitë e Isamjlit. Ai është një punëtor, një mbrojtës që jep shpirtin në fushë. Lojtari që pëlqejnë të gjithë trajnerët".
Cila do të ishte marrëveshja?
"Ne mund të flasim për këtë në një kohë tjetër. Ne jemi ende duke negociuar në mënyrë që të gjitha palët të jenë të lumtura, nga lojtari te klubi."
Cilat janë karakteristikat kryesore të mbrojtësit?
"Ai mund të luajë si në një mbrojtje me tre lojtarë ashtu edhe në një mbrojtje me katër lojtarë, por mund të përdoret gjithashtu para mbrojtjes në një mesfushë me pesë lojtarë. Jam i sigurt se ai mund të jetë shumë i dobishëm për axurrit në një palë qendërmbrojtës përkrah Rrahmanit”.
Ai duket si një futbollist me karakteristika të ngjashme me ato të Dendocker. Një mbrojtës që mund të përdoret edhe si mesfushor. A është ky qëllimi që e shtyu Napolin të kontaktonte me ju?
"Ajo që mund të them është se trajneri i ardhshëm i Napolit mund të jetë një trajner që favorizon mbrojtjen me tre lojtarë. Ai do të ishte një emër shumë i njohur. Ismajli ka luajtur, në të kaluarën, në një mbrojtje me tre lojtarë. të jetë i përshtatshëm për një skemë si kjo"
A mund të mendojmë për Antonio Conten?
“Nuk mund ta them këtë”.
Në rast se ky operacion finalizohet, Ismajli do t’i bashkohej Rrahmanit te Napoli. Kujtojmë se me Empolin ka dhe 1 vit kontratë të mbetur dhe në mungesë rinovimi, ka shumë gjasa që dëshira e tij për të shkuar te kampionët e Italisë të finalizohet.