Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Isli Hidi ul euforinë e Teutës: Objektivi jonë është zona europiane, por nëse vazhdojmë kështu. . .

Shkruar nga NEWSPORT
Isli Hidi ul euforinë e Teutës: Objektivi jonë është

Portieri i Teutës Isli Hidi i ftuar në emisionin "Fair Play" kërkon të ulë eurforinë e skuadrës së tij duke treguar që Teuta ka si objektiv vetëm Kupat e Europës dhe jo titullin kampion. Një nga lojtarët kyç të skuadrës së Shkëmbit i cili me pritjet e tij i ka qenë vendimtar.

"Te them të drejtën, ne jemi në objektivin tonë. Klubi ka vendosur që në fillim që ne të jemi në kupat e Evropës. Jemi mirë, po kalojmë një formë të mirë, këtë e tregojnë dhe rezultatet. Besoj se jemi në rrugën e duhur. Në çdo klub ku kam qenë, jam munduar të jap më të mirën. Ardhja te Teuta ishte një zgjedhje e momentit, nuk u mendova gjatë. Vendosa direkt sapo pashë ambientin, ambiciet e trajnerit të ri dhe projektin që kishte klubi. Ne kemi objektiv Kupat e Europës dhe nëse ecim kështu, mund të mendojmë titullin kampion", tha Hidi

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga