Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ishte pranë largimit, SELMANI bën liderin: Na mjafton barazimi me SKËNDERBEUN, këtu jam i lumtur

Shkruar nga NEWSPORT
Ishte pranë largimit, SELMANI bën liderin: Na mjafton barazimi me

Edhe pse nuk ka buxhetin e ekipeve kryesore të Kategorisë Superiore, përsëri Laçi arrin të jetë një skaudër rezultative dhe t'i shkaktojë probleme çdo kundërshtari. Edicioni i ri ka nisur në mënyrën më të mirë për kurbinasit pasi kanë barazuar me njërin prej pretendetëve kryesorë për titull Kukësin në javën e parë dhe përmbysën ndeshjen me Luftëtarin. Skuadra ka ndryshuar përbërje në pjesën më të madhe, megjithatë asnjëherë kundërshtarët nuk e kanë shpërfillur Laçin.

Pika kyçe e ekipit portieri dhe kapiteni Gentian Selmani i motivon gjithmonë shokët e skuadrës përballë çdo kundërshtari. Në një prononcim për "Supersport" Selmani foli për takimin e radhës me Skënderbeu dhe për ofertat që erdhën ën adresë të tij këtë merkato verore.

" Ishte një fitore e merituar. U bë vështirë se pësuam gol në pjesën e parë. Por nuk u dorëzuam, besuam deri në fund dhe dhamë maksimumin. Presim të kompletohemi sepse ka futbollistë që ebde nuk janë të stërvitur. Grinta grupi i bashkuar e ka karakterizuar gjithmonë Laçin. Skënderbeu është një ekip i fortë dhe kualitativ. Po përgatemi për të dhënë maksimumin. Një pikë do ishte e kënaqshme. Jam i kënaqur që do qëndrojë. Pata dy tentativa nga Anorthosis në Qipro dhe Lozana në Zvicër, por nuk u bënë tratativat. Megjithatë jam i lumtur këtu dhe gati për të dhënë maksimumin", shprehet 20-vjeçari.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga