
Myrto Uzuni është kthyer në Shqipër, për ndeshjet që do të zhvillojë më kombëtaren. Arritja e tij duke rikthyer Granadan në La Liga bënë që të jetë emëri më i përfolur i momentit. Uzuni ka qenë i ftuar në emisionin “Opinin” ku ka folur për karrierën e tij.
“Tek Ferencvarosi u realizua ëndrra ime të luaja në grupet e Champions. Për fat të mirë mua më ra në grup edhe Ronaldo edhe Messi. Herën e parë nuk luajta në Barcelonë sepse më zuri koronavirusi dhe luajta ndeshjen e kthimit dhe me Ronaldon të dyja ndeshjet. Deri më tani i kamë kaluar 100 gola, jam tifoz me Ronaldon dhe me Real Madridin.
Vendosa të shkoja në kampionatin spanjoll. Ishte historia e Ferencvaros që unë shënova në Torino kundër Ronaldos dhe bëra një festim të Ronaldos dhe ai mendoi se unë e bëra kundër atij në shenjë ironie që jam unë këtu vendos unë. Dhe në atë moment Ronaldo ishte shumë i inatosur dhe mendoi se ja bëra për inat. Në ato momente i thashë që nuk bëra diçka për inat por je idhulli im. Edhe pas ndeshjes më komplimentoi për lojën dhe më dhuroi fanelën.
Ronaldo është shumë i komunikueshëm, pasi shumë lojtarë shkuan për t’ia kërkuar fanelën, edhe ai i tha jo, ja kam premtuar Uzunit. Dhe ishte një ndjenjë shumë e veçantë pasi është idhulli im që kam ndjekur që në fëmijëri”, ka thënë Uzuni.