
Një nga trajnerët më të famshëm italian për karakterin karizamtik, por edhe për suksesin historik europian me Parmën, Alberto Mesani, ka zbuluar një prapaskenë interesante lidhur me Kombëtaren shqiptare.
Në një intervistë për Radio TV Serie A, ish-tekniku i Chievos, Fiorentinas e Genoas ka zbuluar se ka qenë në kontakte me FSHF për të marrë drejtimin e kuqezinjve gjatë kohës kur Reja ishte në krye të pankinës.
“Në vitin 2020 vendosa të ndaloj stërvitjen, ishte një fund i natyrshëm i rrugëtimit tim, megjithatë do të më pëlqente të drejtoja një kombëtare. Kam patur disa kontakte nga jashtë, por nuk u realizuan. Do të ishte hapi i fundit i karrierës sime.
Kam qenë në kontakt me Greqinë dhe Shqipërinë dhe do të kthehesha me kënaqësi te trajningu. Tani më pëlqen çiklizmi që ka qenë gjithmonë një pasion i madh i imi, miqve historikë dhe golfit që e luaj çdo mëngjes”, deklaroi Mesani.