
Edmond Kapllani është prezantuar ditën e sotme me klubin e tij të ri, që është Elversbergu. Ky klub merr pjesë në Ligat Rajonale, në divizionin e katërt gjerman. Vitet e fundit ka luajtur dhe në ligën e tretë, ku me shumë gjasa pritet të rikthehet përsëri. Edmond Kapllani ka luajtur gjithmonë në Bundësligën 1 ose Bundësligën, por asnjëherë në kategoritë inferiore. Siç duket karriera e tij po shkon drejt venitjes prandaj ish-sulmuesi kuqezi i është bashkuar skuadrës së Elversbergut.
Kapllani ishte sezonin e fundit me Frankfurtin, skuadër e cila ra nga kategoria. Ai arriti të aktivizohej vetëm 4 herë titullar, duke shënuar 3 gola.
[gallery columns="1" size="full" ids="16001"]
Poll