Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Intervista/ Ish-sulmuesi i Tiranës tregon pse la futbollin për të marrë drejtimin e një kompanie në New York

Shkruar nga NEWSPORT

800px-Blerti_Hajdari

Ish-sulmuesi i Tiranës, Blerti Hajdari në një prononcim për newsport.al ka folur për karrierën e tij të shkurtër futbollistike. Dëshirat e tij ishin të ishte në majat e futbollit, por një dëmtim i rëndë bëri që karriera e tij të mbyllej më shpejt seç ishte menduar. Tashmë ai jeton në Amerikë dhe drejton një kompani menaxheriale. Megjithatë edhe pse larg Shqipërisë, ai kurrë nuk e humb interesin për futbollin shqiptar, teksa tregon edhe pretendentët për titull të këtij sezoni.

- Jeni shkëputur nga futbolli disa vite më parë. Pse e bëre këtë zgjedhje?

Së pari ju falënderoj për intervistën. U bë tashmë disa kohë që nuk kam dhënë intervista. Shkëputja nga futbolli ishte e detyruar për shkak të një dëmtimi që unë pata. Nuk ka qenë e lehtë për mua ta pranoj largimin nga futbolli, pasi ka qenë pasioni im dhe kam kaluar një periudhë shumë të bukur të jetës sime.

- Me cfarë merresh pas futbollit?

Gjatë kohës që po luaja futboll, njëkohësisht mbarova edhe masterin në drejtësinë kriminale. Po punoj në sektorin privat për momentin dhe ndoshta në pritje për të filluar punë në agjensitë e zbatimit të ligjit në SHBA, të cilat kërkojnë një kohë derisa të realizohen si proces. Aktualisht punoj në Neë York duke drejtuar, ruajtur dhe menaxhuar një shoqëri komerciale.

- Ishte e vështirë për ta mbyllur?

Shumë... Sidomos kur je i detyruar ta mbyllësh në këtë mënyrë për shkak të një dëmtimi. Nuk arrija ta besoja që duhet të hiqja dorë, por pas shumë konsultave mjekësore me mjekët këtu në Neë York vendosëm që ishte më mirë për mua që të hiqja dorë nga futbolli i luajtur.

- Cili ka qenë momenti më i bukur në karrierën e shkurtër?

Momente të bukura ka pasur shumë me thënë të drejtën. Shumë të veçanta kanë qenë dhe grumbullimet me kombëtaret e ekipeve zinxhirë deri tek ekipi Shpresa, ku në të shumtë e rasteve kam mbajtur dhe shiritin e kapitenit të skuadrës. Do të veçoja si moment të bukur në 2009 kur fituam dhe titullin kampion dhe unë isha pjesë e atij grupi të mrekullueshëm me ekipin e Tironës.

- E provove në SHBA?

Kur u transferova në Amerikë unë pata fatin t'i bashkohem Neë York Red Bulls, që siç dihet është një nga ekipet më elitare të MLS. Po bëja shumë mirë. U aktivizova në Neë York Red Bulls, me skuadrën e dytë duke shënuar 9 gola në 12 ndeshje. Gjithashtu gjatë kësaj kohe lojtarë të skuadrës së dytë stërviteshim me ekipin e parë. Aty pata fatin të njoh Tierry Henry dhe Rafael Marquez si dhe shumë lojtarë që akoma luajnë sot në atë ekip. Ishte kohë e bukur dhe një eksperiencë shumë e bukur. Fatkeqësisht duhet ta mbyllja karrierën për shkak të një dëmtimi që pësova.

[caption id="attachment_31557" align="alignleft" width="300"]14169741_1194954180569977_470540959_n Blerti Hajdari, me kombëtaren U-17 ( me numrin 11 në fanellë)[/caption]

- Një baba si Blerti, cfarë do të thotë?

Është padyshim gjëja më e mrekullueshme që mund t'i ndodhë një personi. Djali, Luca sapo bëri 1 vjeç dhe e them me plot bindje që fëmijët janë ata që i japin mirësi kësaj bote.

- E ndjek futbollin shqiptar? Cfarë ke parë të ndodhë në këto vite?

E ndjek pothuajse çdo javë. Akoma mbaj kontakt me shumë të mi që vazhdojnë të luajnë në Shqipëri dhe Europë. Dua të veçoj që kam luajtur me shokë në ekipet zinxhire si Balaj, Çikalleshi, Roshi, Lila, Agolli, Taku etj me të cilët komunikoj herë pas here. Për mendimin tim është ngritur niveli i futbollit. Sidomos kjo si pasojë e investimeve që janë bërë. Vetë rruga e Skënderbeut në Europa League, apo e Partizanit këtë vit që ishte aq pranë për t'u futur në fazën e grupeve tregon që futbolli shqiptar është në rritje.

- Kush është skuadra për t’u mundur këtë sezon?

Gjatë këtyre viteve kanë qenë disa ekipe që kanë luftuar për ekipin kampion si Skënderbeu, Tirona dhe Kukësi, por historia tregoi që Skënderbeu ishte më lart se të tjerat sepse doli 6 herë kampion. Ndërkohë që këtë vit situata është pak më ndryshe. Me investime të mëdha që ka bërë klubi i Partizanit dhe rezultatet që sapo arriti në Europa League, unë mendoj që në valle për të fituar kampionatin veç këtyre ekipeve që përmenda më lart do të jetë dhe Partizani për këtë sezon të ri.

- Si i ke marrëdhëniet me futbollin amerikan?

Ruaj marrëdhëniet me drejtuesit e klubit të Red Bulls dhe mundohem që çdo ndeshje në shtëpi të mos mungoj në stadium. Në pesë vitet e fundit po ngrihet shumë sepse kanë vendosur të investojnë. Me krijimin e dy klubeve të reja NYCFC dhe Orlando, duket sikur dhe njerëzit po e pëlqejnë akoma edhe më shumë. Stadiumet janë gjithmonë të mbushura.

- Kush është më i bukur?

Janë dy filozofi të ndryshme futbolli. Futbolli amerikan është shumë i ashpër dhe kërkon fizik. Kanë mangësi teknike dhe taktike. Kurse në Shqipëri mendoj se ka më shumë talent dhe lojtarët dinë të vendosen në fushë. Nuk mund të them që futbolli amerikan është më i bukur,  kshuqë do të zgjedh futbollin shqiptar si më të bukur.

 

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga