I intervistuar për “RMC” ish sulmuesi i kombëtares franceze Christophe Dugary foli për yllin e PSG, Kylian Mbappe. Për Dugary, Mbappe ka një potencial të madh të bëhet nga më të mirët e futbollit. Ai u shpreh i lumtur për paraqitjet e Mbappe dhe shpreson se një ditë do ta shohi që ka arritur gjithçka. “A është ai lojtari më i mirë francez në histori? Jo. Ai me siguri do të jetë, por nuk është ende”, shprehet Dugary.
“Mbappe është lojtari më i mirë në botë sot. Ai është plot me ambicie, eshte përmirësuar jashtëzakonisht shumë dhe jam shumë i kënaqur që e shoh duke luajtur. Ideja e tij është që një ditë të jetë i barabartë me Messin dhe Ronaldon. Ai ka gjithçka për të arritur atje. Por është normale që varet nga ajo që ai arrin në fushë.
Sot është gjtihçka perfekte për të. Komunikimi që ai ka, paraqitja në fushë… Në frazat e tij pas ndeshjes kur thotë se duhet të hash mirë dhe të pushosh mirë. Ai i jep kuptim. Mendoj se është fantastik, i përsosur. Ai e meriton gjithçka që i ndodh atij, kjo është e sigurtë”, ka përfunduar Dugary.
[caption id="attachment_683612" align="alignnone" width="300"] Christophe Dugary[/caption]