Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Foto/ Ish-mbrojtësi i Partizanit operohet në gju, Bylisi i uron kthimin në shtëpi

Shkruar nga NEWSPORT

Mbrojtësi i talentuar i Bylisit që është huazuar te Memaliaj i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirurgjikale pas dëmtimit që pësoi në gju.

Arvid Bregasi, 19-vjeçari që ka provuar të luajë për pak edhe me Partizanin, ka kaluar me sukses operacionin dhe tashmë do të nisë fazën e rehabilitimit.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të klubit në Facebook, Bylisi i ka uruar shërim të shpejtë lojtarit që ka në pronësi, duke i uruar gjithashtu edhe rikthim të shpejtë në ekipin ballshiot.

Arvid Bregasi konsiderohet si një futbollist mjaft premtues dhe dëmtimi i tij ka ardhur në një moment kur ai ishte në formën e tij më të mirë dhe në rritje të dukshme në aspektin profesional.

bregasi

byl

 

Poll

Lexo gjithashtu