
Italia dhe Spanja janë vendet më të prekura nga Coronavirus në Europë ku çdo ditë regjistrojnë qindra të vdekur në ditë. Të prekur nga virusi COVID-19 janë edhe futbollistë në të dyja kampionatet elitare të futbollit si La Liga dhe Seria A.
Ish mbrojtësi i Napolit, Raul Albiol i cili tashmë aktivizohet tek Villareal ka bërë testin për Covid-19 ku ka rezultuar negativ. Albiol së fundmi në një intervistë për Corriere dello Sport ka treguar situatën e tmerrëshme që po kalojnë vendet nga situata e COVID-19.
“Është e pabesueshme ajo që po ndodh, është diçka e re për të gjithë ne. Shumë njerëz janë infektuar dhe shumë kanë vdekur dhe po vdesin. Italia është vetëm dy javë para por edhe këtu mungojnë pajisjet dhe respiratorë. Kjo është e frikshme”, tha Albiol,