
Ish-sulmuesi i Liverpool, Manchester City, Brighton dhe Republikës së Irlandës, Michael Robinson, ka ndërruar jetë në moshën 61 vjeçare.
Në një postim në llogarinë zyrtare të Robinsonit, në Tëitter shkruhet: "Me trishtim të jashtëzakonshëm ju informojmë për vdekjen e Michael. Ai na lë me një zbrazëti të madhe, por edhe kujtime të panumërta, plot me të njëjtën dashuri që i keni treguar gjatë karrierës së tij. Ne do të jemi përjetësisht mirënjohës për ju, që e bëtë këtë njeri të lumtur. Ai kurrë nuk ka ecur vetëm. Faleminderit."
Robinson në vitin 2018 u diagnostikua me një sëmundje të rëndë, por nuk arriti dot të “shënontë” kundër kësaj sëmundje.
Legjenda e futbollit anglez gjithashtu luajti për Preston North End, QPR dhe klubin spanjoll Osasuna dhe fitoi 24 kupa për Republikën e Irlandës. Ai shënoi 4 gola në 24 paraqitjet e tij ndërkombëtare.
Një numër i madh yjesh, të futbollit dhe klubet ku ai ka kontribuar, kanë shprehur ngushëllimet për familjarët e futbollistit.