Vitet po kalojnë dhe shumë futbollistë po i japin fund karierrës së tyre futbollistike. I rradhës është Raphael Van Der Vaart, i cili në moshën 35-vjeçare ka vendosur të mos luajë më futboll profesionist. Fantazisti holandez ka patur një karrierë të shkëlqyer me ekipe të mëdha si Ajax, Real Madrid, Tottenham, ndërsa me Holandën numëron 109 ndeshje dhe 25 gola të shënuar
Momentalisht ai luan në Danimarkë, me Esbjerg dhe deklaroi se nuk mund të rikthehet më në fushë për shkak të një dëmtimi që e mundon prej shumë kohësh. Ai shprehet se dëshira për të vazhduar është e madhe, por ky dëmtim nuk ia lejon këtë gjë.
Poll
