
Brighton dhe Sheffield United nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në përballjen e tyre në Premier League. Trajneri Roberto Se Zerbi është shfaqur shumë i irrituar me gjykimin e ndeshjes.
“Unë jam i sinqertë dhe i qartë, nuk më pëlqejnë 80 për qind e gjyqtarëve anglezë. Nuk është një gjë e re, nuk më pëlqejnë ata. Sjellja, nuk më pëlqen sjellja e tyre në fushë. Anglia është i vetmi vend ku, kur ka VAR, nuk je i sigurt se është vendimi i drejt. Në vende të tjera, ju duhet të jeni i sigurt se gjyqtari ka 100 për qind të drejtë. Në Angli, jo, nuk jam në gjendje ta kuptoj këtë”, ka theksuar trajneri italian.
De Zerbi njihet për impulsivitetin dhe shpërthimet ndaj arbitrave gjatë një ndeshje, teksa shpesh herë është ndëshkuar edhe me kartonë.