Argjend Malaj ka debutuar sot si titullar në Superligë me fanellën e Skënderbeut.
Mesfushori 22-vjeçar nuk ka marrë hapësirat e mjaftueshme në këtë sezon nga trajneri Agostineli, ndërsa sot kundër Tiranës, kosovari u aktivizua nga fillimi duke qenë se mungonte Argjend Mustafa.
Malaj zhvilloi një paraqitje pozitive, ndonëse debutimi i tij në kampionat si titullar përkoi kundër ish-ekipit të tij, Tiranës.
Mesfushori kosovar spikati në Superligë me bardheblutë, tek të cilët u transferua dy sezone më parë, ndërsa në verë kaloi te Skënderbeu.
Ironia e fatit për Malajn që luajti nga minuta e parë pikërisht kundër Tiranës, ndërsa një gjë e tillë përkoi edhe me fitoren e Skënderbeut me rezultatin 2-0.
[caption id="attachment_40186" align="alignnone" width="300"] Malaj me menaxherin e klubit te Skenderbeut, Gerhard Takaj pas firmosjes se kontranes me klubin korcar ne veren e ketij viti[/caption]