Në orën 18:00 Kosova sfidon Irlandën e Veriut në Belfast me synimin për të marrë 3 pikët që do t’i sigurojnë matematikisht vendin e dytë në grupin e tyre në Nations League. Vendi i parë është siguruar për Greqinë ndaj Kosovës nuk i mbetet gjë tjetër vend atij të dytë.
Për “Dardanët” do të mungojë kapiteni Rrahmani i cili vuan nga një dëmtim ndërsa pritet një rikthim me Bersant Celinën që do të jetë titullarë pas Muriqit. Nga krahët pritet Rashica me Zhegrovën dhe Mirlind Kryeziu do të zëvëndësojë kapitenin Rrahmani.
Formacioni i Mundshëm:
Irlanda e Veriut (4-2-3-1): Carson; Spencer, McNair, Evans, Brown; C. Evans, Saville; Lavery, Davis, McMenamin; Lafferty. Trajner: Ian Baraclough
Kosova (4-2-3-1): Muric; Hadërgjonaj, M. Kryeziu, Aliti, Rudhani; Dresevic, Kryeziu; Zhegrova, Celina, Rashica; Muriqi. Trajner: Alain Giresse