
Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, komentoi për shortin për çerekfinalet e Champions League që do të shohë zikaltërit të përballen me Benfikën, me një ndeshje në Lisbonë dhe të kthehen në San Siro për të dytën.
"Interi është kthyer për të luajtur në një çerekfinale të Champions League dhe ne jemi shumë krenar sepse një klub si i yni e meriton të luajë këtë lloj ndeshjeje. Kundër Benfikës do të jenë dy ndeshje të bukura me një atmosferë të shkëlqyer dhe tension të duhur, të denja për rëndësinë e këtij kompeticioni.
Benfica është një skuadër e fortë me traditë të madhe, që fitoi grupin e tyre duke luajtur shumë mirë. Megjithatë, ne kishim pak më shumë vështirësi dhe duam të jemi gati për t'i dhënë një tjetër ëndërr tifozëve tanë. Do të jenë dy sfida emocionuese dhe të ndërlikuara, të gjithë do të bëjmë maksimumin për të mos lënë asgjë në dorë të fatit dhe të kualifikohemi në gjysmë gjysmëfinale.”-tha Inzaghi.