
Xhejms Adeniji ishte afrimi i bujshëm i Skënderbeut në merkaton e janarit, pas këmbënguljes së trajnerit Mirel Josa dhe drejtuesve të klubit korçar për ta pasur në ekip sulmuesin nigerian. Por nëse në gjysmën e mbetur të sezonit, ish-lojtari i Laçit shënoi vetëm dy gola me kampionët në fuqi, në këtë periudhë përgatitjesh, ai ende nuk po jep shenja përmirësimi.
Në sfidat miqësore që ka zhvilluar Skënderbeu, Xhejms ka qenë larg pritshmërive, ndërsa po konsiderohet edhe si i pavlefshëm në kampin korçar. Por dështimi i sulmuesit nigerian te Skënderbeu dukej se ishte i paralajmëruar duke ditur faktin se te Laçi ai ka luajtur me injksione për shkak të dhimbjeve në shpinë. Një gjë e tillë ka bërë që rendimenti i tij të ulej gradualisht drejt fundit.