
Kampionatet kanë ulur siparin edhe për moshat por Vllaznia është duke marrë pjesë në një turne që zhvillohet në Prishtinë. Në turneun “International Football Tournament” marrin pjesë 8 skuadra nga rajoni dhë janë të ndara në dy grupe. Shkodranët janë pjesë e Grupit A, ku kanë si rialë Ballkanin, Rabotnicki dhe FC 2 Korriku.
Ditën e djeshme skuadra e drejtuar nga Gilman Lika zhvilloi ndeshjen e parë në këtë turne përballë ballkanit. 17-vjeçarët e Vllaznisë arritën të fitonin ndeshjen me rezultatin 5-0. Autorët e golave ishin Kubazi, Teli, Ara, Likaj dhe Smakaj.
Ndërsa sot djemtë e akademisë luajtën ndeshjen e tyre të dytë, këtë herë ndaj Rabotnickit e cila përfundoime shifrat 1-1. Golin për shkodranët e shënoi futbollisti Kapllanaj. Ditën e nesërme Vllaznia do të zhvilloi ndeshjen e 3 në grup përballë FC 2 Korrikut.
Kjo do të jetë ndeshja e fundit përsa i përket fazës së grupeve ku vetëm ekipi që arritn të siguroi vendin e parë në grup pret biletën për një vend në finale. Ka qenë vetë klubi që e ka bërë të ditur lajmin në kanalin e tyre zyrtar.
Postimi i KF Vllaznia: