Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Interi për titull? Inzaghi i përgjigjet Allegrit: Kam respekt për ty, unë mund të them se...

Shkruar nga NEWSPORT
Interi për titull? Inzaghi i përgjigjet Allegrit: Kam respekt për

Inter dhe Juventus "përplasin brirët" të dielën, në takimin e javës së 9-të të Serie A. Në prag të këtij 90 minutëshi për mediet ka folur trajneri i zikaltërve, Inzaghi. Inzaghi u shpreh se nesër do jetë një ndeshje e madhe. Sa i përket fjalëve të Allegrit se ekipi nga Milano është për titull, "timonieri" tha se skuadra e tij dëshiron të jetë protagoniste.

"Kampionati është në fillim. Është një ndeshje shumë e rëndësishme mes dy skuadrave shumë konkurruese. Ne jemi të vetëdijshëm dhe do të kemi në krah edhe tifozët tanë. Duhet të luajmë një ndeshje të madhe.

Allegri tha se jemi për titull? Nëse ai thotë kështu, një trajner që e respektoj aq shumë, është mirë. Unë mund të them të njëjtën gjë për ta, Napolin, Milanin dhe shumë ekipe tjera. Ne duam të jemi protagonistë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën" - tha ai.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga