
Inter ka filluar nga puna për merkaton. Zikaltërit janë në kërkim të një anësori, i cili mund të "shpërthejë" nga krahët. Sipas medieve të huaja, ekipi nga Milano ka arritur marrëveshje me anësorin serb të Eintracht Franfurt, Filip Kostic. 28 vjeçari shihet si lojtari ideal, ndërkaq shifra që kërkojnë gjermanët shkon diku te 20-25 milionë euro.
Kostic ka një CV të pasur, ku ka luajtur për ekipe si Hamburg, Stuttgart, Groningen, apo edhe Radniciki. Futbollisti i lindur në Kragujevac është një lojtar i Kombëtares serbe ku ka zhvilluar 38 paraqitje dhe ka shënuar 3 gola. Sulmuesi ka qënë pjesë edhe e mosahve të Serbisë si U19, U20, edhe U21.
Poll