
Fidan Aliti u transferua nga Skënderbeu të Kalmar në Suedi. Mbrojtësi i Kosovës në sezonin e tij të parë te skuadra e re ka shkëlqyer duke luajtur 33 ndeshje e duke gjetur 4 herë rrugën e rrjetës. Në një intervistë për “Telegraf”, ish-mbrojtësi i Skënderbeut konfirmon se ka interesim për të ka pasur nga Serie A e në fund të sezonit është gati për të bërë një tjetër hap të madhë në karrieën e tij.
“Është e vërtetë që ka pasur interesime në janar, por vendosa të qëndroj në Kalmar. Ka pasur interesime nga Superliga e Turqisë, por edhe nga një klub i Serie A. A ishte Atalanta? Jo, jo nuk ka qenë Atalanta, ka qenë një skuadër tjetër, por në fund nuk ishte oferta e duhur. Unë tani jam 26-vjeçar dhe duhet të mendoj mirë para se të bëjë një hap të radhës. Jam gati për tu larguar në verë, por duhet të vije oferta e duhur si për mua ashtu edhe për Kalmarin”, u shpreh mbrojtësi kosovar.