
Interi është pranë Benjamin Pavard. Qendërmbrojtësi francez është një objektiv tregu për zikaltërit. Mbrojtësi, i cili e mirëpret transferimin në Itali, ka vendosur të largohet nga Bayern Munich por për momentin nuk ka ende një marrëveshje mes dy klubeve.
Aktualisht ka një hendek midis ofertës dhe kërkesës me dy gjigantët që janë 5 milionë euro larg njëri-tjetrit. Pavard shihet si një përforcim ideal për qendrën e djathtë të mbrojtjes teksa në moshën 27-vjeçare ka një CV për t’u patur zili me trofe si Champions League dhe Kupa e Botës.
Për lojtarin ka qenë edhe Milani i interesuar në janarin e këtij viti, me Pavard që i ‘shkeli syin’ futbollit italian duke thënë se i pëlqen vendi dhe mënyra e lojës.