Corriere dello Sport publikoi një artikull sot në të cilin thuhej se ka tensione mes Interit dhe Realit. Gjithçka kishte të bënte me Hakimin, teksa zikaltërit besohej se nuk i kanë paratë e nevojshme për të paguar këstin.Klubi madrilen ka reaguar, duke i cilësuar thjeshtë si thashetheme.
"Në lidhje me informacionin e publikuar nga Corriere dello Sport për tensionet e pretenduara midis klubit tonë dhe Inter Milan, Real Madrid CF dëshiron të deklarojë se një informacion i tillë është plotësisht i rremë" - shkruan klubi.

Poll