Inter ka fituar miqësoren me Atletico Madrid. Ky 90 minutësh ka përfunduar me rezultatin e ngushtë 0-1 dhe goli është shënuar në minutën e 31-të të takimit me anë të Lautaro Martinez.
Kjo ishte një fitore shumë e rëndësishme përpara fillimit të kampionatit, ku zikaltërit kërkojnë të marrin maksimumin nga Seria A, por në të njëjtën kohë është edhe një tregues shumë i mirë për Luka Modriç, që mund të bindet me lojën dhe rezultatet e 18 herë kampionëve të Italisë.