
Munishi propozi "zgjidhjen" duke thënë se do të paguante abonimin e televizorit për të ndjekur ndeshjet e kampionatit shqiptar në Itali. Ndër të tjera, ish-tekniku i Feronikelit mbron idenë se mesfushori i Partizanit Lorenc Trashi e meriton thirrjen në Kombëtaren e Shqipërisë.
"Do t'ia paguaj unë Panuçit abonimin e televizorit, që ta shohë kampionatin shqiptar edhe në Itali. Ndërsa pjesa tjetër e stafit, nëse ka probleme sa i përket vështrimit të futbollistëve, mund t'i ndihmojë. Ka lojtarë fantastik nga kampionati shqiptar që e meritojnë ftesën, Trashi është nëjri prej tyre", u shpreh Munishi për "shqipëria.ch".
Poll