Igli Tare ka dhënë një intervistë për Corriere dello Sport ku ka folur për largimin e tij nga Lazio. Ish-drejtori zbulon një ngjarje të rëndësishme për të ku mjekët e sugjeruan të distancohej nga futbolli. Ndër të tjera ai tregon edhe marrëdhënien me presidentin Lotito dhe trajnerin Sarri, për të cilët u raportua në Itali se pati një konfilk që solli largimin.
“I dhashë gjithçka Lazios, rrezikova edhe jetën për të. Kam patur probleme serioze shëndetësore vite më parë. Mjekët më sugjeruan të qëndroj larg, të mendoj për veten time dhe të shpëtoj lëkurën time. Kurrë nuk doja të ndaloja. Fatmirësisht gjithçka funksionoi në mënyrën më të mirë të mundshme, shoqëria ishte afër meje.
Jam penduar që nuk kam patur kur kam luajtur, mendjen e menaxherit që kam tani, atë që e bën më të kuptueshme dhe sidomos tregon gjërat q ju kanë munguar. Lotito ka një mendje të madhe, vendosmëri të çmendur dhe vullnet. Unë jam plusi i tij, por dhe e meta më e madhe.
Lamtumira nga Lazio për hir të kujt? Thanë se më largoi Lotito, gënjeshtra. Unë mora vendimin dhe ai e ndau atë. Edhe për Sarrin, të rreme. Nuk ishte kurrë problem por zgjidhje. E informova veten para se ta merrja, doja që ai të trajnonte Lazion.
Para ndeshjes së parafundit të kampionatit të kaluar, në Empoli, donte të fliste me mua. Ishim bashkë tre, katër orë. Perdori fjale te embla, nga zemra, shpresoj, me dha shume merita. Në 18 vjet sa herë jam afruar kaq afër për t'u larguar? Kishte më shumë luftime sesa momente paqeje. Por ai Lotito ka një forcë të jashtëzakonshme, harron brenda 10 minutave.”