
Frank Ribery mund të rikthehet te Bayern Munich. Sipas "Team", prej ditësh fantazisti po zhvillon stërvitje me grupin e bavarezëve dhe po sheh për disa opsione të mundshme për të vijuar karrierën pas largimit nga Serie A. CEO i ri i Bayern, Oliver Kahn dhe presidenti i nderit Uli Hoenes duan që një lojtar legjendar të kthehet në klub, ndërsa drejtori sportiv Hasan Salihamidzic nuk është fort entuziast për idenë.
Ribery, 38 vjeç tanimë, ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës te Bayern ndërsa ka mbrojtur ngjyrat viola të Fiorentinës për dy sezonet e fundit. Në edicionin e fundit të Serie A, ai luajti 29 ndeshje në të cilat shënoi dy gola dhe dha gjashtë asistime.
Poll