Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LAJME

I suksseshëm në Itali, Igli TARE krenon shqiptarët: Lacio, skuadra e Shqipërisë së Madhe

Shkruar nga NEWSPORT
I suksseshëm në Itali, Igli TARE krenon shqiptarët: Lacio,

Jo vetëm si futbollist, por edhe si drejtues Igli Tare po jep një kontribut të madh për promovimin e Shqipërisë në Botë. Gjatë këtyre viteve që punon si drejtor sportiv i Lazios, ish-sulmuesi kuqezi ka ndihmuar në transformimin e Lazios në njërin prej ekipeve kryesore të Italisë. Jo vetëm kaq, por Tare ka bërë bashkë te bardhekaltërit dhe lojtarë shqiptare që kanë përfaqësuar Shqipërinë dhe sot kanë emër të mirë në futbollin italian. Cana, Berisha, Strakosha, por dhe Riza Dyrmishi me Valon Berishën që përfaqësojnë Danimarkën dhe Kosovën.

Në ceremoninë e djeshme " Albanian Sports Ambassador", Tare u vlerësua me çmimin e karrierës.

Në fjalimin e rastit që mbajti, ai deklaroi se ky ishte ndoshta vlerësimi më i madh që ka marrë në karrierë. Ndër të tjera, Tare veçoi se Lazios po kthehet në "epiqendrën" e Shqipërisë së Madhe.

"Është një emocion shumë i madh për mua. Është hera e parë që e marr një çmim të tillë në Shqipëri. Kemi përgjegjësi të madhe kur jemi jashtë, për të përfaqësuar denjësisht vendin tonë. Kam shumë dëshirë t'u jap mundësinë bashkatdhetarëve tanë të luajnë me Lacion. Meqë është edhe Loriku sonte këtu, që e kam pasur te Lacio, sikurse Berishën, kam rastin të them se Lacio është skuadra e Shqipërisë së madhe", u shpreh Tare në ceremoninë e mbajtur në Pallatin e Brigadave

Tags:

Lajme BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga