
Sergio Busquets ka vendosur të mos rinovojë kontratën me Barcelonën e cila skadon në qershor. Katalanasit kishin vendosur datën 14 maj për të biseduar me veteranin, në këtë datë luhet ndeshja Espanyol – Barcelona dhe nëse katalanasit fitojnë atëherë sigurojnë matematikisht titullin e La Ligas.
Por 34-vjeçari ka vendosur të mos e rinovojë duke dalë kështu një futbollist i lirë. Në merkaton e verës. Sipas asaj që raporton Marca, ka qenë vetë futbollisti që u ka komunikuar lajmin shokëve të skuadrës kur kanë filluar stërvitjen.
Për spanjollin ka shafqur interes skuadra nga Arabia Saudite, Al Hial, si pjesë e marrëveshjes edhe me Leo Messin.
Poll