Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I shkaktuan largimin Mirel Josës, te Laçi nuk kanë kohë për të humbur

Shkruar nga NEWSPORT
I shkaktuan largimin Mirel Josës, te Laçi nuk kanë kohë

Fitorja 2-0 e Laçit kundër Vllaznisë ka rritur optizmin në kampin kurbinas. Trajneri Gentian Mezani dhe lojtarët janë të bindur për arritjen e objektivit sezonal. Megjithatë për këtë ka ende shumë punë. Te bardhezinjtë nuk ka kohë për të humbur.

Sot lojtarët kanë zbritur në fushë duke zhvilluar seancën e radhës stërvitore. Në javën e 27-të të Superiores kurbinasit do të luajnë kundër Kastriotit në transfertë, një ndeshje që konsiderohet si finale.

Kujtojmë që pas humbjes në Laç, drejtuesit e Vllaznisë shkarkuan trajnerin Mirel Josa. Klima në Shkodër s’është aspak e qetë. Mirëpo kjo nuk ndikon aspak te Laçi që vijon i qetë punën për arritjen e objektivave.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga