
Arthur Cabral është blerja më e re e Fiorentinës. Klubi vjollcë dhe lojtari 23 vjeçar i sulmit kanë gjetur një marrëveshje, e cila do hyjë në fuqi shumë shpejt.
Cabral ka qënë pjesë e Basel, teksa me zviceranët ka qënë protagonist absolut. Ai ka shënuar 14 gola këtë edicion, në 18 takime në total.
Cabral ka lënë gjurmë edhe ndaj Partizanit në Conference League, teksa ka realizuar 2 gola ndaj tyre.
Fiorentina, pasi siguroi shërbimet e Piatek, duket se po zëvendëson më së miri Dusan Vlahovic, i cili është i destinuar të largohet drejt Juventusit.
Poll