“I Padëshiruari” rikthehet në Premier League, Newcastle zyrtarizon gardianin e ri
Shkruar nga NEWSPORT
Newcastle ka njoftuar që ka firmosur me portierin gjerman Loris Karius. Gardiani që mbylli aventurën me Liverpool duke mos rinovuar kontratën. Kthimi në Premier League do të jetë afat shkurtër ku do të ketë mundësinë të tregojë vlerat e tij dhe një herë.
Gafat në finalen e Champions League i kushtuan shumë 29 vjeçarit si në aspektin profesional por dhe në atë psikologjik pasi pa veten të zbriste shkallët e karrierës në një mënyrë drastike. Newcastle dhe trajneri Eddie Howe i cili po bën shumë mirë në Premier League, i kanë besuar atij këtë mundësi të artë. Portieri gjerman e shfaq lumturinë e tij për këtë rikthim të bujshëm në ishull, në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i Loris Karius: