
Gjilani arriti të merrte një fitore të rëndësishme 0-2 ndaj Dritës në derbi. Ndeshja u vendos nga një supergol i shënuar nga Progni nga goditja e dënimit si dhe Kelmendi në fundin e takimit.
Në fund të ndeshjes, trajneri Ismet Munishi festoi si i "çmendur", ndërsa bëri edhe një deklaratë "thumbuese". I njohur për këto deklarata, Munishi u shpreh se ai është Mourinho për këtë kampionat.
"Është e vërtetë, ka pas ndeshje që kemi luajtur më mirë, por s'kemi fituar, jemi angazhuar të gjithë skuadra, ishte rezultat i punës së madhe të tifozëve. Baba është këtu, ai festim erdhi pasi me shkarkuan, me ngarkuan.
Gjatë tërë kohës ka tendencë me na destabilizu, unë jam Mourinho për këtë ligë. Kanë ardh trajnerë e kanë shku, unë jam hala këtu. E kemi një president që është njëshi në futbollin e Kosovës", deklaroi ai.