Kosova mbrëmjen e djeshme arriti t’i merrte 1 pikë Zvicrës në sfidën e parafundit të kualifikueseve të Euro 2024. Një pikë që i lë jashtë europianit “Dardanët”. Në sfidën që përfundoi 1-1 për Kosovën shënoi Muhamed Hyseni, lojtar që luan në kampionatin kosovar.
Pas sfidës ka habitur me deklaratën e tij, Primozh Gliha. Ky i fundit ka falenderuar gazetaren e sportit, Qeqa Krelani për sugjerimet e bëra.
“Kjo ndeshje u barazua nga Qeqa Krelani, sepse ajo, me gazetarinë e saj, na vuri në presion çdo ditë: ‘Ftoni lojtarë nga Superliga, ftoni lojtarë nga Superliga’.
Ajo na sugjeroi Muhamet Hysenin dhe na thoshte shpesh se nëse e aktivizojmë ai do të shënojë. ‘Trajner, fute Hysenin në lojë dhe Kosova do të fitojë një lojtar të madh’. rezultati? Hyseni shënoi në debutimin e tij kundër Zvicrës. Qeqa Krelani është mamaja e futbollit kosovar”, ka theksuar timonieri i “Dardanëve”.