Ai nuk është sulmues i ndonjë ekipi të madh. Megjithatë, Jamie Vardy nuk do t’ia dijë për këtë. 12 gola dhe 3 assiste deri tani me Leicesterin e tij, tregojnë më së mirë se sa vlen lojtari në fjalë. Golat e tij e kanë ndihmuar shumë skuadrën e drejtuar nga Rodgers për të arritur deri në vendin e dy-të të Premier Ligë.
98 minuta lojë i duhen mesatarisht Vardyt për të ”tundur” rrjetën . Le të themi, 1 gol për ndeshje. Sulmuesi anglez ka lënë pas emra të tillë si : Aguero (9 gola) , Aubameyang (8 gola). Mesfusha e Leicester është ajo që po e furnizon mjaftueshëm me topa.
Sfida e radhës e Leicester është ndaj Everton.