Ditën e sotme, drejtuesit e Interit morrën vendimin për t'i hequr shiritin e kapitenit Mauro Ikardi dhe në vend të tij është emëruar portieri Handanoviç. Një vendim i drejtuesve të klubit pas deklaratave të agjentes së tij, njëkohësisht dhe gruaja e tij Ëanda Nara. Aryset nuk janë bërë ende të ditura se për çfarë iu hoq shiriti i kapitenit Ikardit, por jo vetëm kaq. Sulmuesi argjentinas merr dhe një tjetër goditje nga Interi, pasi për ndeshjen e nesërme në Europa League nuk është ftuar nga trajneri Spalleti. Në lsitën që është bërë publike nga klubi emri i Ikardit nuk është i përfshirë në listë dhe në këtë mënyrë nuk do të jetë në ndeshjen e nesërme. Te Interi duke se gjërat nuk janë aspak të qeta dhe tashmë ka një çështje për tu zgjidhur dhe ai është Mauro Ikardi.
