Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

I famshëm në TikTok me 1.4 milionë pëlqime, afrimi i ri i Ballkanit bën jehonë në mediat e huaja

Shkruar nga NEWSPORT
I famshëm në TikTok me 1.4 milionë pëlqime, afrimi i ri i
Ballkani njoftoi ditën e sotme transferimin e portierit të ri të skuadrës, Andrea Hoxha. Suharekasit shohin tek ai zëvëndësuesin ideal të Stivi Frashërit që sipas gjasave mund të largohet së shpejti. Andrea Hoxha nuk është një emër i panjohur në futbollin shqiptar teksa ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U-21 duke zhvilluar 4 ndeshje gjatë viteve 2018-2020. Ndoshta nuk mund të jetë shumë i dëgjuar tek ne por gardiani 23-vjeçar ka një audiencë të madhe në platformën TikTok. 58 mijë ndjekës dhe 1.4 milionë pëlqime të grumbulluara për djaloshin që poston video të performancave të tij ku ajo më viralë ka shkuar në plot 10.6 milionë shikime. Transferimi i tij te Ballkani ka bërë jehonë edhe në mediat e huaja teksa faqja me 1 milionë ndjekës në Instagram, “b360sports” ka shpërndarë lajmin. Në fakt, kjo media është degë e kompanisë menaxheriale me të njëjtin emër që ka në pronësi portierin dhe shumë yje të tjerë kryesisht nga futbolli gjerman.
Video me 10.6 milionë shikime e Andrea Hoxhës:
@_andreahoxha ⚽️#save #goalkeeper #keeper #soccer #fyp ♬ Originalton - Andrea Hoxha
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga