Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

I "dha fund" dominimit të RedBull, Carlos Sainz: Nuk kisha makinën më të shpejtë në garën e Singapore, por përsëri fitova

Shkruar nga NEWSPORT
I "dha fund" dominimit të RedBull, Carlos Sainz: Nuk kisha

Ferrari sëbashku me Carlos Sainz ia dolën që të mposhtnin Max Verstappen dhe Redbull të cilët kishin dominuar kohët e fundit. Në Çmimin e Madh të Singaporit ishte pikërisht Sainz ai që triumfoi.

Piloti spanjoll ishte i pari që kaloi vijën e finishit me makinën e tij që dukshem ishte përmirësuar nga garat e mërparshme dhe tashmë dukej më e shpejtë.

Por Sainz shprehet se akoma makina nuk është në mënyrë të shkëlqyer.

“Sinqerisht nuk ka asgjë thelbësore që ka ndryshuar në makinë që nga fillimi i sezonit.

Makina është ende jo në formë të shkëlqyer. Është mirë në disa zona, ka psita si Monza dhe Singapori me të cilat makina është përshtatur shumë mirë, teksa ka pista të tjera si Zandvoort dhe Silverstone ku ishte shumë e vështirë për të vozitur.

Është ende një makinë e ndërlikuar dhe ne ende po përpiqemi të gjejmë konfigurimin e duhur.

Unë ende besoj se nuk kishim makinën më të shpejtë të garës në Singapor dhe ne arritëm të fitonim, gjë që flet shumë për Ferrarin dhe ekzekutimin e garës që bëmë.

Pra unë mendoj se ne mund të jemi krenarë për këtë dhe t’i japim pak kohë skuadrës. Tani mund të vazhdojmë të ndërtojmë momentin tone dhe të kemi besim tek vetja për vitin e ardhshëm”, është shprehur Sainz.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga